Enkelejdi realizon provën dhe merret me pastrimin e shtëpisë

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë duke fjetur gjumë. Tashmë bashkë me ta edhe Fatjoni e Matilda. Nuk kalon shumë kohë dhe në shtëpi dëgjohet sinjali i lëshuar nga Vëllai i Madh për t’i njoftuar banorët lidhur me provën e koshave të plehrave. Banorët që zgjohen prej sinjalit, janë Nevila dhe Enkelejdi. Ata ngrihen për të shkuar drejt kuzhinës, por Enkelejdi i kërkon Nevilës që të vazhdojë të flejë, pasi do të merret ai me provën. Ai shkon në kuzhinë dhe në ambiente të ndryshme të shtëpisë, duke marrë qeset me mbeturina, dhe duke i ndarë, si çdo mëngjes, në kategoritë përkatëse. Pas disa minutash dëgjohet sërish sinjali, por këtë herë për t’i njoftuar se afati kohor për kryerjen e provës, ka përfunduar. Ndërkohë, Enkelejdi vazhdon të qëndrojë ende zgjuar, duke u marrë me pastrimin e frigoriferit dhe të gjithë kuzhinës, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë duke fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment