Enkelejdi: “30-vjetori e pjek një mashkull”; Fatjoni e Matilda bisedojnë të qetë

Shtëpia e Big Brother bie në qetësi, pasi Vëllai i Madh vendos të ndalojë muzikën në sfond. Disa nga banorët futen brenda, ndërkohë që disa të tjerë fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin në oborr, teksa shijojnë rrezet e diellit. Enkelejdi u tregon se në Greqinë e lashtë, meshkujt quheshin te pjekur vetëm pasi kishin mbushur 30 vjeç. Kështu, të gjithë tregojnë histori të ndryshme nisur që nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme, duke u nisur nga mosha 30-vjeçare, teksa marrin shkas nga datëlindja e tij. Ndërsa Matilda e Fatjoni përfitojnë nga mungesa e vëmendjes së të tjerëve dhe shkojnë në dhomën e gjumit e fillojnë të bisedojnë, të ulur në krevatin e Matildës. Fatjoni flet duke e pozicionuar veten si një banor i zakonshëm për të, i cili nuk ka asnjë lidhje me Matildën. Ai tregon se nuk kërkon të ketë asnjë marrëdhënie me të dhe as me Julianën brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa shton se ka hyrë për një qëllim më të madh se kaq. Ndërsa Matilda thotë se nuk kërkon që të krijojë asnjë lidhje me të, por mjafton që ai t’i ketë idetë e tij të qarta. Pas një bisede prej disa minutash me njëri-tjetrin, me ta bashkohet edhe Jona dhe kështu, biseda e tyre devijon, ndërsa fillojnë të shtiren përballë Jonës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment