Dyshime, Enkelejdi: Sot del Meridiani ose Rigelsi

Më në fund të gjithë banorët janë zgjuar. Sot të gjithë bashkë diskutojnë që të pastrojnë shtëpinë. Është nata e spektaklit dhe banorët duhet të jenë gati për të. Ajo që i shqetëson vazhdimisht banorët është eliminimi. Javë pas jave loja bërë edhe më e vështirë dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta për të dalë ose për të vazhduar më tej. Gjatë gjithë kësaj jave, banorët kanë hamendësuar për banorin që do të dal. Edhe këtë mëngjes ata shpesh flasin për këtë gjë. Jona dhe Rigelsi janë dy ndër banorët që janë në nominim dhe janë shprehur se ndoshta njëri, prej tyre mund të dalë. Jona duket e frikësuar në këtë pjesë dhe pyet Enkeljdin që t’i jam një mendim për atë që mund të lërë sonte shtëpinë. Ai i thotë se ndoshta do të dalë Meridiani ose Rigelsi, por Jona thotë se nuk e beson një gjë të tillë. “Ti shiko veten tende, mos u shqetëso për këtë pjesë sepse ata e kanë humbur lojën e tyre tashmë” thotë Enkelejdi. E ndërsa shumicë bisedojnë për tema të ndryshme një pjesë e banorëve ndodhen në oborr duke bërë shaka mes njëri-tjetrit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment