Djemtë shpëtojnë vajzat; Arbri “Hirushi” lë këpucën për Julianën

Në dhomë në fillim shkon Fatjoni, i cili shpëton Matildën për të cilën thotë se është vajza më e sinqertë dhe veç kësaj, ai thotë se kanë një krevat mangët e mund të flenë bashkë. Pas tij në dhomën e rrëfimit shkon Valeri, i cili shpëton Nevilën, për të cilën thotë se e konsideron ende si partnere, edhe pse nuk funksionon më loja në çifte. Zhaku shkon në dhomën e rrëfimit. Ai thotë se shpëton Violën, pasi ajo jep një edukatë për teleshikuesit, ndryshe nga vajzat e tjera, sipas tij. Visari shpëton Nevilën e thotë se e vlerëson më shumë nga gjithë vajzat. Ndërsa Arditi shpëton Nevilën, pasi kuptohet më shumë me të sesa me vajzat e tjera. Më pas në dhomën e rrëfimit shkon Arbri, për të hequr dyshimet tek banorët, të cilët e dinë ende se është banor. Arbana e falënderon që u bë bërë pjesë e Big Brother ndërsa i bën të qartë se këtë javë vajzat kanë për të folur vetëm për të. Arbri e falënderon Big Brother-in për mundësinë që i është dhënë, ndërkohë që del nga dera tjetër. Ai lë këpucën e tij aty, njësoj si Hirushja në orën 00:00. Ndërkohë, Arbana lidhet me banorët dhe i kërkon Julianës të shkojë në dhomën e rrëfimit. “Çfarë ndodhi?”, thotë Juliana sapo shkon aty dhe gjen këpucën e Arbrit. Ndërsa Arbana i tregon se “Hirushi” i saj ka ikur. “E çfarë të bëj unë me këtë këpucë?”, thotë Juliana, ndërsa Arbana i thotë se ajo mund të ketë mundësi ta takojë pasi të dalë nga shtëpia. Pasi shkëmbejnë disa batuta me humor, Juliana largohet për t’ia komunikuar këtë lajm pjesës tjetër të banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment