Djemtë dalin fitues. Përfitojnë masazhe nga vajzat

Me rënien e gongut , Esida numëron pikët. Djemtë dolën fitues me 12 pikë përpara. Mbas përfundimit të lojës, banorët diskutojnë për rezultatin. Vajzat u munduan të justifikojnë disi humbjen e tyre, me faktin se kishin probleme me përkthimin, nga gjuhë e huaj në atë shqip. Esida mbledh sërish banorët për t'iu komunikuar shpërblimin. Sipas saj, djemtë kishin fituar masazhe nga vajzat, ndërsa ajo 4 cigare për përmbushjen e misionit të saj. Djemtë të ekzaltuar, nisën të zgjedhin secili partneren tyre sipas ndarjes së cifteve, përvec Eraldit, që në këtë rast ishte pa partnere. Ai zgjodhi t’i bëjë masazh Violeta, por kjo e fundit nuk pranoi në mënyrë kategorike. Ai pyeti Julianën nëse ishte dakord dhe ajo pranoi. Të njëjtin problem pati edhe Matilda, e cila nuk pranoi t’i bëntë masazh askujt, duke e arsyetuar se ajo nuk ardhur t’i bëjë masazh askujt në shtëpi. Violeta bashkohet me mendimin e Matildës. Ato u shpjegojnë banorëve se një mashkull i zhveshur që ato i bëjnë masazh, do të dukej shumë keq tek publiku, ndaj kanë vendosur të mos e bëjnë këtë gjë. Juliana komentoi situatën herë pas herë, duke falënderuar Vëllain e Madh për zgjedhjen që pati për masazhin. Duke parë se Matilda dhe Violeta hoqën dorë, Juliana kërkon që të jetë ajo zëvendësuesja e tyre, me kushtin që të fitojë edhe ajo katër cigare si Esida. Mbas kësaj, banorët shpërndahen në grupe , duke u marrë me punë të ndryshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment