Djemtë bëjnë zgjedhjet e tyre; Esterina, Ardijana dhe Esida, në televotim


Ndërkohë që Eraldi mendohet për të zgjedhur partneren, opinionisti jep mendimin tij lidhur me zgjedhjen e dy djemve të tjerë. Ai mendon se dy djemtë nuk duan të ndërrojnë partnere se mendojnë se fitojnë pikë në publik. Eraldi pasi mendohet, jep vendimin e tij dhe thotë se është dakord ta ndërrojë partneren dhe të zgjedhë Esidën në vend të Esterinës. Arbana ia sqaron banorëve të gjithë misionin me të cilin kanë qenë të ngarkuara tri vajzat si edhe zgjedhjen që ato kanë bërë në lidhje me tre djem, por gjithashtu edhe dhe vendimin djemve për sa i përket ndërrimit të partnereve të tyre. Ndërsa largon të gjithë banorët e tjerë, Arbana krijon një komunikim me tre djemtë: Valerin, Fatjonin dhe Eraldin, si edhe vajzat: Ardijanën, Esterinën, Esidën dhe Julianën. Ajo që ndihet e lënduar pas zgjedhjes, është Esterina, e cila thotë se ka vënë re një afrimitet mes tyre, edhe pse ka investuar shumë për Eraldin. Pas diskutimit, Arbana komunikon se misioni i vajzave nuk është përmbushur dhe për të tria, për Julianën, Esterinën dhe Ardijanën do të hapet një televotim. Juliana është shumë e mërzitur që Fatjoni nuk e ka shpëtuar nga televotimi, por Fatjoni shprehet duke thënë se ka bërë zgjedhjen e duhur. Armand Peza, opinionisti, thotë se Big Brother është i paparashikueshëm dhe se e eliminuara sipas tij, do të jetë Esterina. Ndërkohë, hapet televotimi për të tria vajzat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment