Diskutojnë për zënkën mes Enkelejdit dhe Rigelsit

Arbana deklaron të mbyllur televotimin lidhur me banorët, ndërsa kujton se njëri nga katër banorët do të lërë sot shtëpinë e Big Brother. Arbana kujton një moment shumë të ashpër mes dy banorëve: Rigelsit dhe Enkelejdit gjatë kësaj jave. Ajo krijon lidhje me shtëpinë për të komunikuar me vetë ata rreth kësaj situate, ndërsa i fton të ndjekin një klip për ta bërë më qartë zënkën mes tyre, e cila duket se ka filluar si një lojë mes të dyve. Të gjithë banorët duket se e kanë marrë shumë seriozisht këtë situatë dhe i kanë qortuar të dy banorët për situatën e krijuar. Enkelejdi jep mendimin e tij rreth kësaj situate, duke thënë se i është dashur të mbrojë veten nga “gangsterët” e shtëpisë dhe këtë bëri. Ndërsa Rigelsi tregon se gjithçka ka filluar si lojë nga ana e Enkeljdit, i cili e vazhdoi lojën edhe pasi Rigelsi i kërkoi të ndalonte. “Por gjithçka u sqarua në fund pasi i kërkuam falje njëri-tjetrit”, shprehet Rigelsi. Ai tregon se ka pasur probleme me veshkat dhe kjo ka qenë një tjetër arsye që e shtyu të vazhdonte zënkën. Ndërsa Enkelejdi mendon se tek ai ka ndikuar sedra mashkullore.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment