Diskutojnë për krijimin e grupeve mes banorëve: “Nuk ka grupe”

Arbana është kurioze të mësojë se cilët janë grupet në shtëpi, ndërsa të gjithë janë duke folur për thashethemet mes njëri-tjetrit. “Unë, Mikela dhe Esida quhemi një grup”, shprehet Meridiani. Lori thotë se Fatjoni dhe Valeri bëjnë pjesë në një tjetër grup. “Unë dhe Fatjoni jemi si vëllezër por nuk bëjmë plane për lojë”, thotë Valeri, i cili mbështetet edhe nga Fatjoni. Ndërsa Meridiani thotë se nuk e quan Esidën pjesë të grupit, por e ndien atë më afër se të tjerët. Viola ndërhyn dhe thotë se me hyrjen e banoreve të reja ka vënë re që banoret ekzistente janë ndier xheloze dhe e kanë shprehur këtë në fytyrë, ndërsa përmend Jonën veç të tjerave. Donaldi jep mendimin e tij për mënyrën se si është ndier në momentin e hyrjes në shtëpi. Ai thotë se në fillim i janë dukur armiqësorë të gjithë, por java ka shkuar shumë mirë për të. Ndërkohë, Arbana i fton të ndjekin një klip se si ka shkuar java për banorët e rinj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment