Detyra e banorëve: Të gjejnë emrin e personalitetit të fshehur në shkronja


Arbana komunikon për banorët dhe publikin se në shtëpinë e Big Brother janë shpërndarë disa shkronja, të cilat së bashku formojnë emrin e një personaliteti dhe ai që do të arrijë të formojë emrin, mund të shpëtojë nga nominimi për javën që vjen. Ndërkohë që Arbana sqaron, Valeri kërkon të shkojë në dhomën e rrëfimit, pasi mendon se e ka gjetur emrin. Ai thotë se emri i këtij personaliteti është Kostandin Kristoforidhi. Arbana i jep disa fjalë kyçe, por tashmë ai nuk ka mundësi për të dhënë një emër tjetër. Fjalët kyçe janë: 1. I rritur jetim. 2. Venecia. 3. Dëshmitar okular. Arbana i njofton se ata kanë kohë gjithë javën për t’u menduar, ndërsa i këshillon të mos nxitohen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment