Dënimi, Juliana dhe Valeri flasin me shenja

Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë gjumë, Juliana dhe Valeri ndodhen në kuzhinë. Ata duhet të qëndrojnë zgjuar, në pritje të fantazmës, por edhe të gongut për provën e plehrave. Juliana flet tërë kohës vetëm, ndërsa Valeri vetëm aprovon me kokë,ose duke bërë shenjë me duar, pasi atij nuk i lejohet të flasë. Vëllai i Madh ka penalizuar Valerin, që të mos flasë deri në mëngjes, për shkak se ai prishi emisionin e Mikelës, por njëkohësisht dëmtoi dhe mikrofonin e Esidës. Ai e ka respektuar plotësisht dënimin dhe nuk ka folur në asnjë moment, edhe pse shumë banorë e kanë provokuar. Juliana i flet dhe qesh tërë kohës me mimikat dhe veprimet e tij, por Valeri nuk tundohet të flasë. Juliana e ngacmon dhe i thotë: “Mos pe në ëndërr sikur flisje? Se mos fole në gjumë?”. Duket se Valeri i ka shumë qejf kamerat, prandaj fillon të luajë me to. Ai fshihet poshtë tavolinës dhe ndjek me sy nga shkon kamera. Juliana dhe Valeri përpiqen të bashkëbisedojnë. Ajo fillon të flasë për zënkën e Enkelejdit me Matildën dhe Jonën. Valeri flet me duar, ndërsa Juliana thotë fjalët, në mënyrë që ta kuptojë se çfarë po thotë. Valeri qesh, sepse Juliana mezi e kupton. Juliana thotë se ka një javë që nuk ka pirë cigare, por nuk i ka bërë fare përshtypje dhe i vjen mirë për këtë. Valeri dhe Juliana fillojnë të flasin për nominimet. Ajo mendon se do të dalë Fatjoni, Eraldi ose Enkelejdi. Ajo thotë se Enkelejdin mund të penalizohet për fjalorin, që ka përdorur kur është zënë me dy vajzat. Valeri bën me shenja nga vetja, por Juliana i thotë se nuk e heq publiku llafazanin e shtëpisë. Ajo i tregon Valerit se çfarë tha Fatjoni për Nevilën, se ajo është shumë e mirë, por nuk po reagon dhe po e mban mirë me të gjithë. Juliana hedh idenë që të nxjerrin krevatet në korridor, ose tek pishina në mënyrë që të dëgjojnë gongun, ndërsa Valeri me shenja, e përkthyer nga Juliana, thotë që mund ta bëjnë një ditë tjetër për qejf. Më pas ata të dy fillojnë të luajnë dhe shikojnë nga kamera. Julianën e zë gjumi në sallon, por Valeri e zgjon, që të shkojë të flejë në dhomë. Ajo ikën tek krevati i saj dhe i thotë Valerit, se nëse nuk e zë gjumi do vijë përsëri në sallon. Valeri mbetet zgjuar vetëm, por më mirë për të, pasi edhe të ketë banorë të tjerë zgjuar, ai nuk ka mundësi të komunikojë. Për një tip si Valeri që flet tërë kohës, ky dënim ishte një sprovë shumë e madhe.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment