Debat në shtëpi, banorët kundër çiftit Esida-Erald

Esida dhe Eraldi ia kanë arritur qëllimit të hapin debat në shtëpi. Banorët ndahen në dy grupe dhe fillojnë të debatojnë, duke ngritur tonet. Në një anë Esida dhe Eraldi mbrojnë njëri-tjetrin dhe lojën e tyre, në anët tjetër Jona, Matilda dhe Fatjoni janë kundër tyre. Jona fillon të ngacmojë Eraldin për deklaratën e Esidës, e cila e quan Eraldin zarin e saj. Eraldi shprehet se nuk e ka problem këtë pjesë, por nuk e kupton se përse e kanë problem banorët e tjerë. Jona çuditet me Eraldin, sesi ka mundësi që ai nuk ofendohet kur një femër e quan zar, pasi çdo kush do të ndihej keq. Eraldi nuk e kupton përse vajzat e zgjasin kaq shumë muhabetin, ndërsa Matilda i thotë që përderisa ata shprehin në sy të tyre do të diskutojnë çdo gjë. Debati mes banorëve vazhdon gjatë, me batuta dhe tone të larta. Matilda dhe Jona i thonë Eraldit që sot e tutje do të thërrasim zar, ndërkohë që ndërhyn direkt Esida duke thënë se atë të drejtë e ka vetëm ajo. Eraldi mërzitet nga fjalët e Jonës, aq sa e quan atë zarin e tij, duke qenë se Jona ka si detyrim nga Vëllai i Madh që t’i shërbejë çiftit Esida-Erald. Fatjoni ndërhyn në debat dhe i thotë Eraldit se ai nuk di të mbrohet. Esida i kërkon atij që të mbrojë veten e tij, duke thënë që ajo dhe Eraldi janë një. Matilda e ngacmon me ironi, duke i thënë që ata janë një vetëm në krevat dhe Esida ia kthen se ata bëjnë çfarë të duan, Matildës nuk ka pse t’i vijë inat. Eraldi quan përsëri zar Jonën dhe i thotë asaj: “Respekto atë që të respekton, mos dil kundër atyre që të mbrojnë krahët”. Jona mbrohet duke i thënë se Esida tregoi mungesë respekti ndaj tij, duke e quajtur zar, ndërsa Eraldi i thotë se ai ia ka dhënë lejën Esidës për çdo gjë. Debati vazhdon dhe zhvendoset mes Eraldit dhe Fatjonit, por herë pas herë ndërhyn Esida apo Matilda. Fatjoni e quan Eraldin hije, pasi fshihet pas fustanit të grave. Ai e quan Fatjonin pa tru, ndërkohë që Matildës nuk i pëlqen kjo deklaratë dhe i del në mbrojtje Fatjonit, duke i thënë që ai ka më shumë tru se ty. Më pas Arditi ndërhyn në debatin mes Eraldit dhe Matildës, duke i thënë që ai nuk ka respekt për veten, pasi e lejon një femër ta quajë zar. Nga ana e tij, Eraldi fut dyshime në mendjen e banorëve, duke thënë: “Ku e dini ju që asaj nuk i ka thënë unë të më quajë ashtu, për të nxitur banorët e tjerë të reagojnë. Kjo është strategjia jonë”. Loja në shtëpinë e Big Brother-it duket se është bërë shumë e nxehtë. Disa banorë po fillojnë të hapin letrat dhe të luajnë hapur, ndërkohë që e gjithë shtëpia është pushtuar nga debatet dhe thashethemet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment