Debat mes Meridianit dhe Katerinë

Një ngacmim midis Meridianit dhe Katerinës, ka gjeneruar në një debat, që përfshiu edhe banorë të tjerë të shtëpisë. Meridiani i thotë se ajo duket shumë e stresuar dhe këtë e ka kuptuar nga ngjyra e flokëve. Kaq ka mjaftuar që debati mes tyre të rëndohet, duke hedhur e duke pritur fjalë mes tyre. Ai i kërkon Katerinës me nota ironie të qetësohet, pasi ka fare pak kohe në shtëpi për tu stresuar kaq shumë . Te dy nisin të grinden. Rigelsi ndërhyn, duke u thënë t’i japin fund debateve, pasi u lodhën duke dëgjuar debate për të gjithë dhe nga të gjithë. Në debat me Meridianin përfshihet edhe Arditi, duke folur me nënkuptime. Katerina del në oborr me Julianën, duke komentuar debatin që pati. Juliana i tregon se ata e marrin për dobësi moshën e re të saj. Katerina e nervozuar, i thotë se në këtë pikë mosha nuk hyn fare, pasi aty janë me të drejta të barabarta. Arditi i bashkohet bisedës së tyre, duke e ngushëlluar Katerinën, e duke i thënë të mos mërzitet. Ajo i thotë se ata mezi po presin që ajo të shpërthejë, por nuk ka ndërmend t’ua japë këtë sadisfaksion. Arditi i kërkon të rrijë e qetë dhe shpreson që ajo të jetë sa më gjatë në shtëpi, pasi ai ka ndërmend të kapet një nga një, me të gjithë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment