Debat mes Katerinës dhe Enkelejdit; Katerina: Jam gangstere!

Midis Enkelejdit dhe Katerinës nis një debat i fortë, në lidhje më një prekje që Enkeljdi i ka bërë Katerinës. Debati ndodh në oborr, në prezencë të banorëve të tjerë që nuk bëhen pjesë e tij. Katerina urdhëron Enkelejdin që të mos e prekë më, duke i thënë se nëse kjo gjë ndodh sërish, do të kenë hesape të tjera me njëri-tjetrin. Enkelejdi shpjegon se nuk kishte asnjë qëllim të keq dhe i kujton që i kërkoi falje për këtë, që në momentin që ndodhi, dhe nëse asaj s'i ka pëlqyer, duhet t’ia thoshte që në fillim dhe jo të priste momentin kur kishte dhe banorë të tjerë, për t'u sqaruar. Ai kërkon të mos bëjë skena si gangstere, ndërkohë që ajo i pergjigjet 'jam gangstere'! Enkelejdi i kërkon të shpjegohet për banorët dhe publikun se për çfarë prekje e ka fjalën, pasi ajo fjali mund të keqkuptohet. Katerina shume e nervozuar , ngrihet nga shezllongu ku ishte ulur dhe largohet, duke i thënë 'je kapur me personin e gabuar'. Enkelejdi i kërkon që të kthehet dhe të mbarojë bisedën. Ata vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për së largu. Enkelejdi i jep fund, duke i thënë se s’ka më ndërmend të bëhet pjesë e skenave të saj. Në shenjë përballjeje, ajo i shkon sërish afër, por duke mos diskutuar më për atë temë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment