Debat mes Julianës e Danielës; Daniela: “Mos trillo”


Sapo ngrihet nga krevati, Juliana shkon në dhomën e ndenjes dhe fillon një debat me Danielën. Ajo para pak minutash ka dëgjuar nga Nevila, e cila i ka treguar diçka që Daniela i ka thënë para disa minutash, se Juliana dhe Arditi ishin duke fjetur bashkë. Julianës nuk i mjafton kjo, por sapo shkon në sallon, dëgjon Danielën që thotë: “Pyesni Xhulin se me kë ishte duke fjetur”. Fjalët e saj e bëjnë që Juliana të shpërthejë me nervozizëm dhe t’i bëjë të qartë asaj se s’ka asnjë të drejtë të flasë për të dhe aq më tepër të trillojë situata që nuk kanë ndodhur. Daniela mbron veten duke thënë se edhe Juliana ka bërë thashetheme për pjesën tjetër të banorëve dhe nuk mund t’i kërkojë askujt që të mos bëjë të njëjtën gjë. “Unë flas për gjëra që kanë ndodhur, por nuk trilloj”, ia kthen Juliana. Banorët e tjerë i kërkojnë Julianës që të mos nervozohet, nëse fjalët e Danielës nuk janë të vërteta. Ndërkohë, debati mes vajzave vazhdon edhe për disa minuta të tjera, ku secila nga vajzat ngulmon se është duke thënë të vërtetën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment