Debat, Meridiani: “Fatjon je zero”, Ai: “Nuk keni kulturën time”


Meridiani që deri tani ishte i pranishëm në kuzhinë, ndërhyn në debatin mes Fatjonit dhe Eraldit, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit. Ai e ofendon Fatjonin dhe e quan zero, pasi nuk di të bëj asnjë muhabet në shtëpi. Meridiani dhe Eraldi e ngacmojnë Fatjonin, duke i thënë që të erdhi goja pasi pive dy birra, ndërsa Fatjoni shprehet se ata të dy bashkë nuk e kanë kulturën që ka ai. Nga ana e tij, Fatjoni mbrohet duke e quajtur Eraldin vegël të Meridianit dhe Esidës, por Eraldi pranon lidhjen e fortë që ka me Meridianin dhe shprehet se do jetë me të deri në fund të lojës. Në një moment situata nxehet dhe debati bëhet me tone shumë të larta. Matilda, Juliana, Valeri dhe Arditi largojnë Fatjonin nga salloni, në mënyrë që mos të zihet me Eraldin dhe Meridianin. Valeri e merr Fatjonin në dhomën e gjumit dhe mundohet ta qetësojë, duke i thënë që nuk duhet të shfaqë dobësi. Fatjoni është shumë i acaruar dhe shprehet se ata luajnë shumë pisët, ndërsa ai do të fitojë sepse është shumë i pastër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment