Debat;- Matilda-Julianës “I je bërë rrodhe Fatjonit, ai vjen tek unë edhe po të lëviz gishtin”

Banorët ndodhen në dhomën e gjumit. Fatjoni është shtrirë në një shtrat me Esterinën. Juliana vjen dhe shtrihet në mes të Fatjonit dhe Esterinës, por ai largohet dhe shkon në një shtrat bosh që ndodhet pranë Matildës. Banorët e tjerë që ndodhen aty fillojnë të komentojnë në lidhje me këtë. Ndër ta është edhe Matilda e cila ironizon Julianën duke bërë që midis tyre të lind një debat për Fatjonin. Matilda i thotë Julianës se ajo i është qepur Fatjonit dhe po e bezdis vazhdimisht. Juliana i thotë se ajo do ta bëjë për vete se është e sigurt që Fatjoni ka simpati ndaj saj. Matilda e ironizon Julianën dhe i thotë se është normale që Fatjoni ta shohë si një femër provokuese sepse ajo i është qepur keq. Juliana i thotë “ti je xheloze?”, por Matilda e mohon. Më pas Matilda shton “unë nuk jam xheloze sepse po ta dua ta kem Fatjonin, mjafton të lëviz gishtin tim”. Julianës i vjen inat dhe i thotë Matildës se ajo dhe Fatjoni mund të njihen që jashtë. Matilda i thotë se e ka menduar një gjë të tillë, por përsëri loja e Julianës është e bezdisshme. “Unë po të më refuzoj një mashkull, do isha hedhur në pishinë” i thotë Matilda Julianës dhe në këtë mënyrë provokon akoma dhe më shumë, Julianën. Juliana i thotë Matildës se ajo i shkon pas Fatjonit vetëm sepse ai e refuzon dhe shprehet “jam lodhur me meshkuj që më vijnë nga mbrapa, tani dua një mashkull që t’i shkoj unë nga mbrapa”. Matilda vazhdon më tej ironinë ndaj Julianës duke i thënë “s’më pëlqen loja jote se tani Fatjoni të sheh si rrodhe”. Matilda qesh herë pas here, por Juliana nervozohet dhe i thotë Matildës që të mos flasë për lojën e saj, por të shohë lojën e vet. Matilda i thotë se ajo thotë ato që sheh, por Juliana i thotë “mos e ekzagjero me fjalë se nuk të ofendoi askush”. Matilda i thotë se ajo ka ardhur në BB për të parë dhe për të komentuar atë që bëjnë banorët e tjerë. “Ka disa që kanë ardhur për të gjetur burrë, dashurinë e jetës këtu brenda” thotë Matilda dhe shtrihet për të fjetur gjumë. Juliana i thotë Fatjonit “mos të rrimë më bashkë se bëhen të tjerët xheloze për ne”, por Fatjoni nuk i kthen përgjigje.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment