Daniela: “Nuk jam e zhgënjyer nga asnjëri prej banorëve”


Në studio tashmë ka mbërritur Daniela. Ajo fillon të flasë për lojën e saj dhe për arsyen që mendon se e ka penalizuar, për të cilën thotë se mbase publiku ka dashur më shumë lojëra dhe jo njerëz të qetë, si ajo. Arbana i tregon për partnerin e saj, Fatjonin, i cili është i martuar me Matildën. Ky fakt e shokon Danielën, e cila thotë se këtë gjë kurrsesi nuk mund ta priste. Ajo i shikon e çuditur nga ekrani dhe thotë se teksa i shikon nga jashtë, tani fillon të mendojë se pse Fatjoni sillej në mënyrë të çuditshme me të dhe Matildën. Opinionisti mendon se Daniela duhej të ishte më e gjallë dhe të mundohej të krijonte sa më shumë situata mes banorëve, gjithashtu të kishte edhe më tepër bashkëpunim me partnerin e saj. Ndërsa Daniela thotë se ishte Fatjoni ai i cili nuk krijonte bashkëpunim dhe nuk e trajtonte si një partnere. Opinionisti mendon se Danielës i ka rënë ritmi dhe kjo gjë e ka penalizuar. “Ti pret të vijë situata për tu shfaqur, por në Big Brother provokohet situata”, thotë opinionisti. Në fund, Daniela thotë se nuk është e zhgënjyer nga asnjëri prej banorëve dhe se është e lumtur që ka qenë pjese e Big Brother dhe brenda asaj shtëpie.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment