Çifti Matilda-Fatjon dhe bashkëjetesa e vështirë në Big Brother

Arbana ndahet me banorët të cilët vazhdojnë të festojnë dhe fton publikun të ndjekë një klip me çiftin e vërtetë në shtëpinë e Big Brother. Gjatë gjithë kësaj jave mes çiftit tonë kanë ndodhur ngjarje nga më pikantet. Që nga momentet e shumta të xhelozisë mes të dyve, afrimiteti dhe puthjet e shumta, e deri te bisedat dhe shprehja hapur e xhelozisë së Matildës ndaj të shoqit, Fatjonit. Arbana thotë se Fatjoni gjendet në një situatë shumë të vështirë, pasi nga njëra anë kërkon të luajë dhe ta bëjë interesant qëndrimin e tij në Big Brother, ndërsa nga ana tjetër bashkë me të në shtëpi ndodhet dhe e shoqja, Matilda, e cila i krijon trysni. Ndërkohë, Arbana lidhet me banorët dhe u uron atyre natën e mirë. Ndërkohë, ndahet edhe me publikun dhe teleshikuesit, teksa i uron edhe të gjitha femrave “Gëzuar 8 Marsin”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment