Bie gongu i provës së plehrave, banorët në gjumë e humbasin provën

Banorët ndodhen të gjithë në gjumë. Sonte i pret spektakli dhe si zakonisht banorët vendosin që të flenë pak më herët se netët e tjera sepse duhet të jenë sa më në formë e të çlodhur për spektaklin e madh. Kështu të gjithë flenë, por asnjëri nuk qëndron zgjuar për provën e plehrave. Tashmë ka ardhur mëngjesi dhe Vëllai i Madh si zakonisht vendos gongun për të lajmëruar banorët se tashmë ka ardhur momenti që të kryejnë provën e koshave ekologjik, një nismë e veçantë, që ka nisur që natën e parë të spektaklit Big Brother Albania 7. Gongu bie për disa minuta, por askush nga banorët nuk zgjohet. Minutat kalojnë dhe më pas bie përsëri gongu, por këtë herë për të njoftuar banorët se afati kohor për të hedhur plehrat në koshat ekologjik që ndodhen në oborrin e shtëpisë ka përfunduar. Pak më vonë zgjohet Donaldi i cili shkon të grumbullojë mbeturinat. Pas tij zgjohet edhe Enkeldjdi dhe të dy djemtë fillojnë të merren me provën e plehrave. Edhe pse tashmë koha për realizimin e kësaj prove ka përfunduar, dy djemtë hedhin mbeturinat nëpër koshat përkatës, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment