Banorja që lë shtëpinë, është Daniela


Arbana tashmë ka marrë zarfin me banorin e eliminuar, ndërkohë që të gjithë banorët mezi presin të dëgjojnë emrin e atyre të cilët u kanë shpëtuar eliminimit. Të parët që shpëtojnë janë Rigelsi dhe Jona. Pas tyre shpëton Esida dhe Eraldi. Të tretët shpëtojnë Arditi dhe Violeta. Të shpëtuarit e tjerë janë Meridiani dhe Mikela. Ndërkohë që mbetet vetëm çifti Daniela-Fatjon. Arbana sqaron se votimi ka qenë për njërin prej banorëve dhe jo në çift e për këtë, mes Danielës dhe Fatjonit, do të dalë vetëm njëri prej tyre. Banori që do të lërë shtëpinë, duke hequr dorë nga çmimi i madh, është Daniela. Pasi përshëndetet me banorët e tjerë, Daniela detyrohet të lërë shtëpinë, me gjithë keqardhjen që reflekton në fytyrë, e shoqëruar nga Valeri deri te dera e jashtme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment