Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother: Arbri

Banori i ri i cili do të futet natën e sotme në shtëpinë e Big Brother, është Arbër Troka, 25 vjeç, nga qyteti i Fierit. Ai ka ikur për të jetuar në Itali që në moshën 10-vjeçare, pra jeton prej 15 vjetësh në Itali. Arbri tregon se aktivitetet e tij kanë të bëjnë me sportin, konkretisht volejbollin dhe modelingun. Për sa i përket modelingut, Arbri ka bërë sfilita të ndryshme në Itali si edhe albume fotografike. Ndërsa për sa i përket sportit, ai thotë se luan në Itali si edhe në Shqipëri, më ekipin “Studenti” të volejbollit. Ai nuk vjen shumë shpesh në Tiranë, përjashto rastet kur kanë ndeshje të rëndësishme me ekipin ku bën pjesë, por këtë radhë ka ardhur për një arsye të veçantë, për të plotësuar ëndrrën e tij, duke u bërë pjesë e Big Brother. “Më pëlqejnë aventurat dhe sfidat”, shprehet Arbri, ndërsa vazhdon të thotë se i pëlqen të sfidojë të gjithë meshkujt që janë brenda shtëpisë së Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment