Banorët të pakënaqur për nominimet në çift


Banorët shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre, por sigurisht që diskutimet më të shpeshta janë për spektaklin dhe ato që kanë ndjerë në nominime. Fakti që pothuajse të gjithë çiftet janë në nominim ka bërë që banorët të flasin pikërisht më shumë për këtë temë. Shumica prej tyre janë shprehur se nuk u pëlqen loja në çift. Banorët kuptuan se loja e tyre varet nga loja që do të bëjë partneri i tyre në çift. Kufizimi i tillë dhe fakti që nuk mund të luajnë vetëm ka shqetësuar shumicën e banorëve. Violeta i thotë Arditit se ajo nuk luan dot në mënyrën që ai do, ndërsa Fatjoni po ashtu shprehet se do t’i duhet që të luajë më shumë sepse Daniela nuk luan dot siç ai do të donte dhe mendon se më shumë do të përshtatej në lojë me Julianën. Rigelsi nga ana tjetër shprehet i shqetësuar sepse partnerja e tij Jona i qëndron shumë larg. Kështu të ndarë në grupe, banorët diskutojnë për nominimet duke thënë se tashmë e dinë që nëse partneri nuk do të luajë mirë dhe do të dominohet, edhe tjetri automatikisht do të ketë të njëjtin fat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment