Banorët pro shtëpive publike, “Të ligjërohet prostitucioni?”

Nevila u kërkon banorëve që të hapin një temë debati dhe të gjithë bien dakord që të zhvillojnë debate për tema të ndryshme. Nevila u thotë “kam një temë, çfarë mendoni për shtëpitë publike, a duhet të ligjërohet prostitucioni?”. Banorët hedhin në votë. Dhe në unanimitet votojnë pro kësaj teme. Kështu njëri pas tjetrit japin mendimet e tyre. Ajo që bie më shumë në sy është fakti se të gjithë banorët janë pro ekzistencës së shtëpive publike. Mikela thotë “të gjithë e dimë që ekziston prostitucioni edhe pse është i paligjshëm, të gjithë e dimë se ka vende të posaçme, madje dimë edhe se ku ndodhen, atëherë më mirë do të ishte që të ligjërohet kjo gjë sepse në këtë mënyrë mund ta kontrollosh”. Të njëjtin mendim me të kanë edhe banorët e tjerë. Nevila thotë se nëse do të ligjërohej prostitucioni dhe do të kishte vende të posaçme për këtë, atëherë do të shmangeshin edhe shumë ngacmime dhe sjelljet maniake të personave specifikë nëpër rrugë. Banorët nuk ndajnë të njëjtin mendim me të, duke thënë se sjelljet maniake nuk kanë lidhje me prostitucionin. Më pas ata diskutojnë për gjëra të tjera që lidhen me këtë temë duke marrë parasysh problemet që mund të bëjnë të pamundur ligjërimin e prostitucionit. Banorët diskutojnë për një kohë të gjatë, por të gjithë bien dakord për të ligjëruar prostitucionin. Visari është i vetmi që thotë se edhe nëse do të ligjërohen shtëpitë publike, prostitucioni i fshehtë do të vazhdojë ende. Më pas banorët flasin edhe për tema të tjera duke treguar edhe histori që kanë dëgjuar ose personale, në lidhje me pedofilinë, bixhozin etj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment