Banorët përpiqen që të bëjnë Valerin të flasë

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për tema të ndryshe. Midis tyre ndodhet edhe Valeri. Banorët e ngacmojnë vazhdimisht për ta nxitur që ai të flasë. Valeri vetëm qesh dhe mundohet që të komunikojë me banorët, duke bërë gjeste të vazhdueshme. Mënyra se si komunikon Valeri me Banorët, shkakton shumë të qeshura tek pjesa tjetër e tyre, ndërsa Nevila e ndihmon që të komunikojë. Ndër të tjera banorët përpiqen që të bëjnë Valerin që të flasë. Ata i bëjnë pyetje të ndryshme , por Valeri vazhdon t’u përgjigjet vetëm me gjeste dhe të qeshura. Edhe pse shprehen se janë të lumtur që Valeri nuk mund të flasë, banorët përsëri mundohen që ta bëjnë atë të flasë sepse dëshirojnë që ai të marrë një tjetër ndëshkim nga Vëllai i Madh. Meridiani është një ndër banorët që përpiqet më shumë, madje dhe planifikon që ta bëjë me patjetër, Valerin që të flasë dhe në këtë mënyrë ai të mos shlyejë dënimin dhe të marrë një tjetër ndëshkim. Deri tani, Valeri vazhdon që të mos flasë, por ka ende shumë kohë për të shlyer gjithë dënimin e tij, Ndërsa Nevila e këshillon vazhdimisht që të mos bjerë pre e provokimeve të banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment