Banorët harrojnë gjumin, luajnë “Vigani-Shkurtabiqi”

Juliana në një krevat me Nevilën, i rrëfen parandjenjën e keqe që ka, se ajo do të dalë të premten. Nevila e qetëson, duke i thënë mos ta mendojë fare nominimin, pasi kështu është më keq për të. Nevila shpreh mendimin e saj se këtë javë del Esida. Të njëjtën mendim se del Esida, e shpreh edhe Arditi, duke biseduar me Katerinën, në dhomën e gjumit në katin e dytë. Ai thotë se atë mund ta penalizojë, tema që diskutoi me analistin në spektakël. Arditi komplimenton Katerinën, për mënyrën e sjelljes gjatë show të premten, duke i thënë se familja e saj, duhet të jenë shumë krenarë për të. Ai e siguron Katerinën se nuk del nga shtëpia, pasi është shumë dinamike. Teksa të gjithë banorët bisedojnë, fillon loja “Vigani-Shkurtabiqi”. Banorët ngrihen edhe ulen sipas komandave. Loja vazhdon për minuta me radhë, ndërkohë që banorët qeshin dhe argëtohen me njëri-tjetrin. Në dhomën e ndenjies është Valeri dhe Juliana, të cilët realizojnë lojën bashkë, duke qeshur, pasi Juliana është me pjatë në dorë, duke ngrënë. Edhe pse zëri i Vëllait të Madh nuk dëgjohet më për të realizuar ulje-ngritjet e lojës, asnjë prej banorëve nuk guxon të flejë, duke qeshur ende me lojën. Tre banorët e parë që do eliminohen nga loja, do të duhet të ngrihen tre ditët në vijim, për të realizuar provën e plehrave, por gjithashtu, do t'iu shërbejnë darkën, për tre ditë rresht banorëve fitues.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment