Banorët fillojnë të zgjohen; Donaldi: “Me lekët e cigareve, të bëjmë bamirësi”

Banorët në dhomat e gjumit kanë filluar të lëvizin dhe disa prej tyre të zgjohen, edhe pse ende nuk kanë filluar të ngrihen nga krevatet. Ndërsa Jona e Donaldi, pasi bëjnë fiskulturë për disa minuta me radhë në oborr, futen sërish brenda dhe vazhdojnë bisedat me njëri-tjetrin. Jona i tregon se për dy javë banorët kanë ndenjur pa cigare, për shkak të penalizimeve që kanë marrë nga Vëllai i Madh, por sipas saj, kjo nuk i ka shërbyer për gjë, pasi javën pasardhëse kanë harxhuar gjysmën e buxhetit vetëm për blerjen e cigareve dhe kanë pirë më shuëm se zakonisht. Në këtë moment, Donaldit i lind një ide. Ai thotë se do të ishte mirë që qoftë edhe për një javë të vetme, lekët që do të shpenzoheshin për cigare, t’i mblidhnin dhe t’i jepnin për bamirësi. Edhe Jonës i pëlqen ideja, pasi thotë se njëkohësisht ata ndihmojnë edhe veten duke mos pirë cigare. Donaldi merr shkas nga ky diskutim dhe tregon për shpirtin human që e karakterizon, duke thënë se me aq mundësi sa ka, i ndihmon të varfrit, duke specifikuar lypsët e rrugës. “Edhe pse nuk kam një rrogë, ndihem mirë kur u dhuroj qoftë edhe sado pak”, shprehet Donaldi, duke thënë se shkëmben edhe biseda me ta. Ndërkohë banorët fillojnë të ngrihen, ku i pari ndër ta është Valeri, pastaj Enkelejdi dhe Viola, të cilët dalin në oborr menjëherë sapo zgjohen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment