Banorët debatojnë për grupet dhe nominimet, Enkelejdi: “Jeni të gjithë supergënjeshtarë”

Banorët në dhomën e gjumit fillojnë të debatojnë në lidhje me grupet e krijuara në shtëpi, pasi asnjë prej tyre nuk e pranon se kanë krijuar grupe. Debati nis kur Meridiani pyet Valerin se kë quan grup dhe ai përgjigjet se ai, Esida, Mikela dhe Viola janë në një grup. Mikela thotë se nuk mund të quhen grup se janë në një dhomë, ndërsa Viola e mohon një gjë të tillë, duke thënë se nuk është grup me asnjë. Meridiani shprehet se ai i ka përzemër Esidën dhe Mikelën prandaj rri, por kjo nuk do të thotë se ata kanë krijuar grup. Ai i kundërvihet Valerit, duke thënë se edhe ai ka krijuar grup me Nevilën dhe Fatjonin, pasi ka thënë se i ka përzemër të dy në shtëpi. Meridiani e kundërshton, por Valeri i thotë se ata janë grup. Meridiani pyet banorët nëse javën e parë ishte grup me Matildën dhe Jonën, pasi vetëm me ato të dyja rrinte, por Fatjoni e kundërshton, duke i thënë të mos i ngatërrojë situatat. Fatjoni i thotë se ata kishin në grup dhe Eraldin, pasi kur ai i fliste Meridianit, përgjigjej Eraldi. Valeri dhe Meridiani vazhdojnë të debatojnë nëse janë apo jo grup, derisa Valeri akuzon Meridianin se i ka quajtur të gjithë banorët “dele”. Meridiani e mohon këtë gjë, por u rrëfen banorëve se Valeri ka thënë mbrëmë se do të nominojë Arditin dhe Matildën, pasi nuk kanë qenë asnjëherë në nominim. Valeri e mohon për Matildën, por Meridiani thotë se nuk është aq i cekët, sa ta blejë Valeri. Meridiani i përmend Valerit të gjithë fjalët që ka thënë kundër Arditit, por ai i mohon, duke thënë se nuk janë të vërteta. Esida dhe Mikela fillojnë të debatojnë me Valerin, duke i thënë se ai i ndryshon fjalët e banorëve. Mikela e siguron Valerin, se ajo nuk është vegël e askujt. Meridiani betohet se nuk e di se kë ka nominuar Mikela, duke thënë se ai nuk bën dallavere dhe është i pastër. Valeri thotë se nuk ka pse të bëjë be, sepse e ka ndërgjegjen e pastër. Mikela sqaron Valerin se loja në shtëpi nuk i lejon banorët të thonë se kë kanë nominuar, por e siguron atë se nuk e ka nominuar. Debati i banorëve zhvendoset tek nominimet, duke hedhur akuza tek njëri-tjetri. Esida mendon se atë e ka nominuar Fatjoni, por ai thotë se ajo nuk ka siguri, për këtë që thotë. Meridiani kapet me Jonën dhe Matildën, pasi thotë se ato kanë ndryshuar. Matilda thotë se ai ka ndryshuar që kur po rri me Esidën. Ajo i thotë Meridianit se nëse është dikush që ka ndryshuar në shtëpi, është vetëm ai. Valeri i kërkon sqarime Meridianit në lidhje me marrëdhënien e tij me Esidën dhe Jonën, ndërsa Meridiani i thotë të mos bëjë krahasime. Esida pranon se mund të ketë bërë shumë lojëra në shtëpi, por asnjë nuk i ka ndaluar dikujt të rri me atë banor që ajo nuk e pëlqen. Jona thotë se këto kanë ndodhur javën e parë, ndërsa Matilda e akuzon Esidën që kërkon rëndësi nga banorët, prandaj sillet ashtu. Enkelejdi vesh rrobat e Esidës dhe fillon të bëjë shaka me banorët, duke u hequr vëmendjen nga debati. “Të themi unë një gjë, jeni të gjithë supergënjeshtarë. Nuk mbani mend çfarë hëngrët mbrëmë, thoni unë kam thënë ashtu? Jooo”, u thotë Enkelejdi banorëve, të cilët shpërthejnë në të qeshura dhe fillojnë ta ngacmojnë nëse edhe ai është gënjeshtar, apo jo. Mikela fillon të debatojë me Enkelejdin pasi nuk e pranon që ai ta quajë gënjeshtare, por ai i shpjegon se e kishte në përgjithësi për të gjithë banorët, pasi po ziheshin kot.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment