Ballokume për ditë vere...

Tashmë të gjithë banorët janë zgjuar. Enkelejdi dhe Matilda kanë radhën e gatimit dhe po merren me përgatitjen e ushqimit. Jona merr një zarf nga Vëllai i Madh. Ajo u kërkon banorëve që të mblidhen në të gjithë sepse ka një komunikim për ta. Nesër është spektakli dhe përkon me Ditën e Verës. Siç dihet, për këtë feste duhet të përgatitet ëmbëlsira tradicionale e Elbasanit, Ballokumja. Banorët do të bëjnë ballokume që sot, por nuk duhet t’i provojnë deri në momentin që Arbana do t’ua thotë se mund t’i hanë. Nëse Banorët i provojnë ëmbëlsirat përpara këtij momenti, atëherë do të marri një penalitet në lidhje me ushqimin, për javën e ardhshme. Vëllai i Madh u ka vënë në dispozicion banorëve, të gjitha produktet e nevojshme dhe recetën për të përgatitur ballokumet. Jona që është edhe vetë nga Elbasani, do të mbikëqyrë gjithë procesin e gatimit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment