Arsyeja e shuplakës; Jona-Matildës : E binda atë! Matilda-Jonës: Kjo ka rëndësi

Matilda e pyet Jonën në lidhje me shuplakën që i dha Arditit një ditë më parë. Ajo i thotë se nuk e bindi arsyeja që i ka dhënë. Jona i përgjigjet: E binda atë! Matilda ia kthen pa hezituar: Kjo ka rëndësi! Jona i shpjegon se Arditit ia justifikoi me arsyetimin që të mërzitej me të, në mënyrë që të mos të trishtohej nëse ajo dilte. Matilda e pyet nëse është kjo arsyeja e vërtetë. Jona përpiqet të gjejë fjalët, duke u munduar t’i japë një arsye të fortë, por në pamundësi për t’ia shpjeguar, i thotë se e ka të vështirë t’ia tregoje, pasi ka ca gjëra që ajo nuk i di dhe nuk do që ta keqkuptojë. Ajo i shpjegon Matildës se e bezdis shumë që ajo të pëlqejë dikë dhe ai të pëlqejë dikë tjetër. Përveç kësaj, ajo i tregon se dëgjoi diçka atë ditë nga Juliana, që ajo e dinte ndryshe dhe kjo nuk i pëlqeu, ndaj dhe reagoi ashtu, duke i gjuajtur më shuplakë. Matilda do dijë se çfarë ka dëgjuar nga Juliana, por ajo i thotë se nuk mundet tani, duke i premtuar se do ta thotë në një moment tjetër ose kur të dalin. Matilda i thotë se nëse Juliana e ka ka thënë në sy të të gjithëve, ajo ka për të dalë në klip dhe do ta marrin vesh. Jona e siguron se nuk kanë për ta kapur dot në botë, pasi ishte një moment shumë i shkurtër. Ajo qesh dhe i thotë Matildës se këtë gjë do ta përdorë dhe nuk ka ndërmend ta zbulojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment