Arditi sqaron vajzat: “Nuk po bëj lojëra me ju”


Jona dhe Juliana shprehin menjëherë zhgënjimin që pësuan nga Arditi, pasi panë në klip atë dhe Violetën që bëni plane për lojën. Jona është habitur aq shumë sa shprehet e shokuar, kurse Juliana thotë që nuk e prisja nga Arditi. Ajo tregon që ka folur hapur me të, kurse ai nga ana tjetër nuk i ka treguar se çfarë lojë po bënte. Jona vlerëson shumë mënyrën e logjikimit të Julianës, duke i thënë: “Deri dje mendoja se ishe e vogël, por sot të them bravo të qoftë se je shumë e fortë”. Biseda e vajzave ndërpritet nga Matilda dhe më pas vajzat dalin në oborr të festojnë. Arditi sapo gjen rastin fton Julianën të bisedojnë dhe të sqarojnë keqkuptimet, por ajo tregohet indiferente, duke i thënë që nuk do të flasë me të. Teksa të gjithë banorët ndodhen në kopsht, Jona afrohet dhe kërcen e përqafuar me Arditin. Ai i betohet se nuk po bën asnjë lojë, as me të dhe as me Julianën, duke i kërkuar që vajzat ta besojnë sepse ai është i sinqertë. Arditi shton se nuk po bën lojëra, pikërisht sepse ai kur luan, luan rëndë. Më pas të dy fillojnë të komentojnë puthjen e Eraldit me Violetën, gjë që nuk i ka pëlqyer fare Arditit. Nga ana e saj, Jona nuk e ka kuptuar që ka qenë Eraldi në klip, por dyshonte për Arditin dhe për këtë fakt çuditet akoma më shumë. Ndërkohë që Jona dhe Arditi sqarohen, banorët e tjerë kërcejnë në oborr, nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh ka zgjedhur për ta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment