Arditi kërkon sqarime; Jona: ‘Nëse qëndroj sot do të ta them, në të kundërt do flasim jashtë’

Arditi i kërkon Jonës sqarime për atë që ndodhi. Ajo e injoron duke i thënë se nëse qëndrojë sot, do t'ia thotë, në të kundërt do flasin jashtë. Arditi e pyet sërish, po ajo i thotë ta harrojë, se nuk ka ndërmend ta sqarojë. Arditi kërkon shpjegime, duke i thënë të mos guxojë më ta bëjë atë veprim. Jona i përgjigjet me arrogancë, se ajo ashtu e ka tipin. Ai i përsërit me tone serioze të mos e bëjë atë veprim ndaj tij. Ajo ngrihet, duke u larguar nga ai, pa i dhënë asnjë përgjigje. Arditi del sërish në oborr duke pirë cigare. Lori që ishte pranë tij, komenton situatën duke i thënë: "I njoh mirë lojërat e femrave". Duke vazhduar me gjykimin e saj, mbi atë që pa, ajo i thotë Arditit se fakti që ajo ka preferuar të mos i tregojë arsyen, ngre dyshime se kjo është vetëm lojë e saj. Arditi shprehet se nuk është më i interesuar të dijë të vërtetën, duke shtuar se edhe në rast se ajo do të vendosë t’ia thotë, ai nuk do ta dijë më.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment