Arditi-Jonës: “Juliana më ka zhgënjyer, ty do të ndihmoj sa të kem mundësi”

Jona dhe Arditi bisedojnë në dhomën e gjumit. Jona e pyet Arditin për marrëdhënien e tij me Katerinën, pasi i thotë se i ka parë shumë afër të dy. Arditi shprehet se me Katerinën nuk ka asgjë, veçse rri dhe bisedon me të. Ai i thotë Jonës se do ta ndihmojë në lojën e saj, por rrëfen se Julianën nuk e ndihmon dot, pasi e ka zhgënjyer tri herë në ditë. Jona mbron Julianën, duke i thënë se ajo e do fort Arditin dhe shton se njerëzit gjithmonë zhgënjehen nga personat që kanë më afër, pasi pikërisht nga ata nuk presin veprime të gabuara. Arditi thotë se i ka ngelur shumë hatri me Julianën, sepse qau si kalama pasi u zu me Visarin e Valerin, më pas shkoi dhe u kërkoi falje. Ai përmend gjithashtu se i ngeli hatri që Juliana ishte mërzitur dhe nuk e diskutoi me atë, apo me Nevilën, por bisedoi me Meridianin. Arditi shprehet se ai ka sedrën, egoizmin dhe nervat e tij, pasi vërtet duron disa herë, por vjen momenti që thotë stop. Ai thotë se është munduar shumë herë me Julianën, duke i vajtur mbrapa për ta qetësuar, sa herë ajo është mërzitur, ndërsa Jona pranon se ajo është vetëm femër e tillë dhe i pëlqen kjo sjellje. Duke përmendur vështirësitë që ka pasur në jetën e tij, Arditi thotë se vjen një moment që njeriu duhet të mendojë për veten e tij dhe pikërisht këtë gjë do bëjë edhe me lojën në shtëpi. Ai pranon se do të ndihmojë 2-3 persona, por në fund të fundit do të shikojë veten e tij. Arditi tregon se Juliana është ankuar se Arditi nuk rri fare me të, por vetëm me vajzat e tjera dhe këtë fakt ia konfirmon edhe Jona. Por ai thotë se nuk ka besim tek Juliana dhe bisedon me Jonën, pasi ajo nuk e ka zhgënjyer asnjëherë. Arditi thotë se edhe nga Juliana nuk i ka dalë asnjë fjalë, por i vjen inat që u kërkon falje dhe ulë veten e saj. Ai shprehet se Juliana bën lojëra të gabuar dhe bëhet me nerva, kur loja i kthehet mbrapsht. Jona thotë se Juliana u mërzit shumë nga nominimi, pasi kujtoi se do e shpëtonin djemtë, ndërsa Arditi thotë se nuk e ka votuar askush, as Visari. Teksa flasin për nominimin, Arditi e këshillon Jonën të mos e stresojë veten, pasi zotohet se sa të jetë ai në shtëpi do ta ndihmojë me çdo gjë, që të qëndrojë sa më gjatë. Ai shpreh mendimin e tij se të premten ikën Esida, ose Matilda, kurse Jona thotë se nuk ka shanse që të dalë Matilda para Fatjonit, por rrezikon Lori. Arditi nuk është dakord për Lorin, duke i thënë se publiku mbase do i japë një mundësi të dytë për ta njohur, pasi ka vetëm një javë qëndrimin në shtëpi. Ai vazhdon tek mendimin i tij se rrezikon të dalë Esida, pasi nuk është më e pëlqyeshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment