Arditi: Eraldi është lidhur me Violetën. E pashë kur e puthi


Jona dhe Arditi, bisedojnë në oborr për Violën. Ajo e pyet nëse ka folur me atë gjatë ditës, por Arditi mohon me kokë. Ajo e këshillon që t'i flasë dhe të mos bëhët kokëfortë. Arditi i thotë se nuk do ta bëjë këtë, pasi ajo është lidhur me Eraldin dhe e ka parë kur e ka puthur. Jona regon e habitur dhe e pyet nëse është i bindur për këtë. Arditi i tregon se e ka parë ngjarjen nga pasqyra, kur Eraldi u mundua ta puthte në buzë, por ajo e kishte refuzuar duke iu shmangur. Jona e këshillon sërish se pavarsisht asaj që i tha, është mirë që ai të bashkëpunojë me Violën. Ajo mendon se nëse ai nuk do ta bëjë një gjë ë tillë, kjo mund edhe ta penalizojë për të dalë nga shtëpia. Arditi ndërron temë duke folur për jetën e tij gjatë kohës që jetonte në Greqi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment