Arditi dhe Juliana sqarojnë keqkuptimet mes tyre

Arditi dhe Juliana shkëputen nga pjesa tjetër e banorëve dhe shkojnë të bisedojnë në dhomën e gjumit. Ata të dy kanë pasur një marrëdhënie të afërt mes tyre, por që pas spektaklit, marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Në ditët në vazhdim ata kanë folur shkurtimisht dhe ende nuk janë sqaruar. Juliana i thotë Arditit se ajo ka pritur që ai të sqarohet me të, por edhe Arditi i thotë se edhe ai ka pritur të njëjtën gjë nga ajo. Juliana thotë se ajo është shumë kokëfortë dhe mban inat, por mbi të gjitha e ka mërzitur fakti se Arditi ka ndenjur më shumë me vajza të tjera dhe në veçanti me Jonën. Nga ana tjetër Arditi i thotë Jonës se ajo është larguar nga ai dhe ka filluar që të rrijë më shumë me Enkelejdin. Kështu të dy nuk pranojnë se kanë gabime dhe këmbëngulin fortë në idenë se kanë të drejtë. Arditi i thotë se Juliana e ka hedhur poshtë shoqërinë e tyre, ndërsa Juliana i thotë se është ndjerë e zhgënjyer që nga momenti kur në klip Arditi ishte përfshirë në një thashetheme kundër Julianës. Arditi i thotë se ajo nuk ia dha mundësinë që ai të sqarohej me të. Kështu për një kohë të gjatë të dy flasin për keqkuptimet mes tyre, por duket se ende nuk sqarojnë asgjë. Teksa ata të dy sqarohen, në dhomë vjen Matilda dhe u kërkon që të mblidhen në dhomën e ndenjes sepse ka një komunikim nga Vëllai i Madh. Kështu ata e lënë bisedën e tyre dhe pas një përqafimi, shkojnë në dhomën e ndenjes për t’u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment