Arbri prezantohet me Julianën dhe banorët e tjerë

Pas shfaqjes së klipit, Juliana fillon të kërcejë e të thotë se e do patjetër në shtëpi këtë banorin e ri. Të gjithë banorët fillojnë të qeshin me batutat dhe reagimin e saj, ndërsa Juliana thotë se është dakord që të dalë dikush tjetër nga banorët, vetëm për të hyrë ai. Ndërkohë, nga dera tjetër e dhomës së rrëfimit, hyn Arbri. Ajo e përqafon dhe ndërkohë që fillon të flasë, shpreh dyshimin e saj nëse Arbri është banor i vërtetë. Të dy fillojnë të prezantohen me njëri-tjetrin, ndërsa Juliana i tregon se ajo e adhuron volejbollin dhe akoma më shumë që është sporti që praktikon Arbri. Ndërkohë, Juliana shkon në dhomën e ndenjes për t’u treguar banorëve për banorin më të ri në shtëpinë e Big Brother. Njëzëri banorët shprehen: “Nuk e duam”, por Juliana i bën reklamë teksa shprehet: “Është yll, yll, yll”. Vetëm pas pak sekondash, në dhomë shkon edhe Arbri, i cili i takon të gjithë me radhë. Të gjitha vajzat japin mendimin e tyre për banorin më të ri, ndërsa Matilda thotë se është shumë simpatik, por has në reagimin e pjesës tjetër të banorëve. “Tani kush është me dietë, nuk do të thotë se nuk duhet të shikojë menunë”, shprehet Matilda, batutë e cila i bën të qeshin të gjithë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment