A do t’i ndërrojnë djemtë “partneret”?


Arbana pas komunikimit me vajzat, kërkon në dhomën e rrëfimit edhe tre nga djemtë. Si fillim ajo flet me Valerin, duke e pyetur për javën në çift dhe marrëdhënien me Nevilën. Ai thotë se është i kënaqur me marrëdhënien që ka me të, por Arbana e pyet për dyshimet që ka për tri vajzat dhe pasi Valeri e gjen misionin e tij, ajo i tregon se njëra nga tri vajzat ka shprehur pëlqimin, por Valeri nuk pranon të ndërrojë partneren e tij. Ai e ka kuptuar se është Ardijana ajo që ka simpati për të. Pas tij vjen Fatjoni. Arbana i bën të ditur për simpatinë që Juliaan shpreh karshi tij. Përgjigjja e Fatjonit është: “Nuk më intereson”. Arbana i propozon që të ndërrojë partneren e tij me Julianën. “Në jemi shumë të kundërt, nuk shkojmë bashkë. Jam shumë mirë me Danielën”, përgjigjet i bindur ai. Ai jep edhe një ide lidhur me zbulimin e personalitetit me anë të shkronjave, duke dhënë emrin Kristofor Kolomi, por rezulton përgjigje e gabuar. Pas tij, në dhomën e rrëfimit shkon Eraldi, i cili shprehet: “Mirë do të ishte ta ndërroja partneren, por s’e di”. Arbana e vë në dijeni për misionin e tri vajzave dhe Eraldi arrin ta gjejë vetë se Esida mund të jetë ajo që e ka zgjedhur atë si të preferuarin. Ndërkohë që Arbana i kërkon një mendim në lidhje me Esidën, ai përgjigjet: “E mirë është, por ajo flet shumë”. Përgjigja e tij shkakton të qeshura pafund në publik. “Ajo as vetë se di për ca flet, por flet”, vazhdon të thotë ai, ndërsa shton: “Unë nuk e lë dot Esterinën sepse ajo humb shumë nese e lë unë”, ndërkohë kërkon të mendohet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment