Violeta, Arditit: Banorët mendojnë se jemi grup


Violeta dhe Eraldin kanë kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kjo duket se u ka bërë shumë përshtypje disa prej banorëve. Banorët provokojnë Violetën duke u munduar të mësojnë arsyen se përse ajo shoqërohet me Eraldin. Këtë Violeta e komenton me Eraldin dhe ai i thotë që të mos e vrasë mendjen se çfarë mendojnë banorët e tjerë. Banorët po merren me përgatitjen e darkës, ndërsa Violeta i këtkon Eraldit që të bisedojnë në lidhje me diçka që banorët i kanë thënë gjatë ditës. Ajo i thotë se banorët mendojnë se ajo Erali dhe Meridiani kanë një grup. Eraldi e pyet se cili prej banorëve mendon një gjë të tillë, por Violeta i thotë se ajo nuk e mban mend se cili e pyeti se përse ajo shoqërohet me ata të dy. “Po të pyeti njeri tjetër, thuaji se s’ka ç’i duhet se me kë rri ti” i thotë ndër të tjera Eraldi Violetës. Më pas të dy flasin për lojën dhe spektaklin e të premtes mbrëma. Violeta pyet Eraldin se çfarë mund të ndodhë me nominimet, ndërsa ai përpiqet që ta përkrahë duke i thënë se e rëndësishme është që të shijojnë lojën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment