Valeri ironizon Matildën: Ti do një kundërshtar për të mbijetuar


Banorët po përgatisin darkën, ndërsa disa prej tyre ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar. Ndërsa flasin për lojën dhe mundësinë e krijimit të grupeve, Valeri ironizon Matildën. Ata të dy janë kapur shpesh me njëri-tjetrin dhe tashmë po bëjnë përsëri të njëjtën gjë. Matilada i thotë Valerit se ai nuk ka mendime, por thotë gjëra koti, ndërsa Valeri i thotë asaj se është ajo s’ka mendime të qarta. “Unë kam veprime, jo mendime, por s’ke faj se ti nuk mund ta kuptosh dot këtë” i thotë me ironi Valeri Matildës. “Ti ke mendime koti” ia kthen ajo. Ndërsa ironizojnë njëri-tjetrin Valeri i thotë se ajo po kapet vazhdimisht me të sepse ai është një banor i fortë në shtëpi. “Po kërkon një banor të fortë për të mbijetuar?” i thotë Valeri Matildës dhe ajo ia kthen “po iki se kaq rëndësi po të jap” dhe shkon në kuzhinë duke u marrë me shtrimin e tavolinave të ngrënies. Ironitë e tyre shkaktojnë të qeshura te banorët e tjerë që ndodhen aty, Fatjoni, Ardijana dhe Esterina. Pak më vonë darka është gati dhe të gjithë shkojnë të hanë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment