Qetësi në shtëpi, Banorët flenë gjumë


Gjatë kohës që hanë darkë banorët bisedojnë për gjëra të përgjithshme. Në tavolinën e ngrënies nuk mungojnë as shakatë e ngacmimet. Valeri flet vazhdimisht dhe kjo te disa shkakton mërzitje e te disa të tjerë të qeshura. Meridiani i thotë Valerit se ai flet shumë edhe aty ku nuk duhet, por Valeri vazhdon me të njëjtën sjelle duke menduar se është më mirë që t’i acarojë ai banorët se sa të acarohet vetë. Edhe pas darkës Valeri vazhdon me ironitë e tij dhe ngacmimet e vazhdueshme me banorët, sidomos me Matildën. Banorët përfundojnë së bëri punët, pas darkës dhe një e nga një shkojnë në dhomat e gjumit, ku dritat janë fikur nga Vëllai i Madh. Prova e Fantazmës i ka lodhur banorët gjatë kësaj jave, pasi duhet të ruanin shtëpinë gjatë 24 orëve. Kjo është nata e fundit përpara spektaklit dhe banorët duhet që të pushojnë, por nga ana tjetër, prova vazhdon. Kështu Fatjoni dhe Matilda qëndrojnë zgjuar në ruajtje të fantazmës. Gjatë kohës që qëndrojnë në dhomën e ndenjes për provën, Fatjoni dhe Matilda shkëmbejnë biseda të ndryshme duke komentuar sjelljen e banorëve të tjerë. Koha kalon dhe ata të dy i zë gjumi në dhomën e ndenjes. Kështu në shtëpi bie qetësia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment