Prova e koshave zgjon Enkelejdin dhe Mikelën


Të gjithë banorët kanë shkuar në dhomën e gjumit, përveç fajtonit. Ai qëndroi në dhomën e ndenjes për të ruajtur Fantazmën e provës, por edhe atë e zë gjumi. Kështu për herë të parë që nga momenti që ka filluar Big Brother 7, të gjithë banorët janë në gjumë. Ka ardhur mëngjesi dhe banorët flenë. Vëllai i Madh vendos t’i bjerë gongut që lajmëron banorët për provën e koshave. Brenda një kohe të limituar, banorët duhet të derdhin mbeturinat e shtëpisë, në koshat që kanë jashtë, por të diferencuara sipas kategorive përkatëse, letër, xham dhe Metal, organike dhe të tjera. Çdo ditë, banorët duhet të hedhin mbetjet e tyre në koshat përkatës dhe gjatë spektaklit do të vlerësohen nëse i kanë ndarë mbetjet siç duhet për të kaluar këtë provë. Sapo dëgjon gongun e kësaj prove Fatjoni, zgjohet dhe del menjëherë në oborr duke qëndruar pranë çangës, por pas tij vijnë edhe Mikela e Matilda dhe kuptojnë se gongu është për mbeturinat dhe jo për fantazmën. Ata hedhin mbeturinat dhe mw pas Matilda e Fatjoni dhe shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur përsëri, ndërsa Mikela qëndron zgjuar. Pas Mikelës zgjohet dhe Enkelejdi. Të dy dalin në oborr, ndërsa gjithë të tjerët flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment