Matilta flet me Julianën kundër Fatjonit


Banorët vazhdojnë të merren me provën e kërcimit, ndërsa një pjesë e tyre shkëmbejnë biseda e thashetheme. Juliana ngacmon Fatjonin vazhdimisht me fjalë dhe ai ia kthen po me batuta. Ndërsa ata ngacmojnë njëri-tjetrin, pranë tyre ulet Matilda. Fatjoni largohet dhe Matilda fillon që të flasë me Julianën kundër tij. “Ia ke rritur mendjen shumë këtij” i thotë Matilda Julianës për Fatjonin, por Juliana nuk e pranon këtë gjë. Juliana thotë se ajo thjesht sillet me Fatjonin në mënyrë të atillë sepse edhe Fatjoni e ngacmon. “Unë tallem , siç tallet ai me mua” i thotë me tej Juijana, Matildës dhe më pas i tregon Matildës disa nga provokimet që i kishte bërë ajo Fatjonit. Aty vjen Arditi dhe fillon të flasë edhe ai kundër Fatjonit duke thënë se ai nuk u qëndron atyre që thotë. Juliana thotë nga ana tjetër “ai është i paqëndrueshëm si tip”, ndërsa Matilda u thotë se në këtë mënyra ata i japin rëndësi Fatjonit dhe se ai thjesht shtiret si i tillë, për të acaruar banorët. “Është një lab i poshtër ai” thotë Matilda, teksa Juliana tregon disa nga rastet kur ka pasur ngacmime mes saj dhe Fatjonit. Pak më vonë të gjithë banorët futen brenda. Një pjesë e tyre vazhdojnë provën e kërcimit dhe një pjesë tjetër merren me përgatitjen e ushqimit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment