Kujdesen për njëri-tjetrin para spektaklit


Ndërkohë që vajzat në shtëpinë e Big Brother kanë filluar përgatitjet për natën e spektaklit, tre prej tyre qëndrojnë më të rehatuara, duke shijuar një kafe të vetme e duke bërë shaka me njëra-tjetrën. Ato janë: Viola, Daniela dhe Juliana. Jona dhe Meridiani janë duke biseduar në njërën nga dhomat e gjumit. Ata flasin për momentet para hyrjes në shtëpinë e Big Brother si edhe për emocionet që mendojnë se do të përjetojnë gjatë spektaklit të sotëm. Jona është pak në merak se si po duket përballë publikut, pasi sipas saj, një detaj i një veprimit të pahijshëm nga një mashkull, nuk paragjykohet si ai i bërë nga një femër. Pas pak aty shkon Esterina, e cila është duke u bërë gati për spektaklin, ndërsa Jona i jep këshilla për makijazhin. Ora kalon dhe tashmë kanë filluar të përgatiten edhe djemtë për natën e sotme. Ata kujdesen për veshjen, por jo vetëm kaq. Matilda kujdeset për Arditin dhe Enkelejdin për t’u bëtë grimin, ndërkohë që djemtë e tjerë kërkojnë ide për veshjen që do të kenë në një natë speciale si kjo e sotmja.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment