Koha për prova, Banorët trembin “Fantazmën”


Banorët fillojnë që të bëjnë provat e kërcimit. Kështu për një kohë të gjatë çiftet, të udhëhequr nga tre vajzat që menaxhojnë provën, bëjnë prova për të mësuar sa më mirë kërcimet përkatëse. Sot tre vajzat do të zgjedhin dy çifte fituese, të cilët do të realizojnë provën finale nesër, gjatë spektaklit. Gjatë kohës që bëjnë prova për kërcimin në shtëpi dëgjohet një zhurmë e çuditshme. Banorët kërkojnë qetësi dhe më pas dalin në oborr, pranë çangës. Fillimisht ata hezitojnë t’i bien çangës sepse dëshirojnë që ta shohin fantazmën, por Valeri i bie. Në këtë mënyrë Banorët trembin fantazmën, e cila nuk do të dalë më për dy orë. Banorët i ka zënë frika se mos e humbasin provën e javës. Humbja e provës do të sillte përgjysmimin e ushqimeve, por ajo që i shqetëson më shumë banorët është mungesa e cigareve. Për këtë arsye ata mundohen që të mësojnë mirë provën e kërcimit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment