Juliana, Fatjoni dhe Matilda...


Fatjoni pas dushit futet në dhomën e gjumit, ku gjen Julianën duke pirë çaj. Pasi shkëmbejnë fjalë me njeri-tjetrin, Fatjoni mundohet të gjejë hapësirë për t’u ndërruar, në pamundësi të kësaj i kërkon Julianës të mos kthehet. Ajo e siguron që nuk do ta bëjë, ndërkohë që vazhdonte të pinte çaj. Pasi u vesh, ai i tregon Julianës për ndjesinë që ka përjetuar këto ditë brënda shtëpisë. Sipas tij, ai po humbet kontaktin me realitetin jashtë, duke besuar se tashmë ai është realiteti që njeh dhe se jashtë nuk ka më njerëz. I të njëjtit mëndim është edhe Juliana, duke iu bashkuar fjalë mbas fjale. Pas kësaj bisede , ai zbret poshtë dhe takohet me Matildën e cila menjëherë nis të komentojë qëndrimin e tij gjatë me Julianën. Fatjoni reagon shumë qetësisht, duke i thënë se dhe ajo po bën të njëjtën gjë më banorë të tjerë. Ata vazhdojnë të ngacmohen, here me batuta dhe herë me ironi. Ajo i kërkon ta shoqërojë për të pirë cigare jashtë, por ai refuzon menjeherë, duke i thënë se ka ftohtë. Ndërsa Matilda mundohet ta kalojë qetë këtë situatë, Esida lajmëron se ka ardhur momenti i provës së kërcimit, duke e lënë atë diskutim përgjysmë dhe duke filluar menjëherë provat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment