Juliana e mërzitur me Fajtonin. Matilda-Fatjonit: Je shumë antipatik!


Juliana, pasi i ka bërë një kakao Fajtonit, i thotë se ka vendosur të largohet nga dhoma e tij ,pasi ai e ka mërzitur. Fatjoni mundohet të mos e marrë seriozisht të gjithën këtë, duke i lënë hapsirë të mendojë se mund edhe të largohet. E “inatosur” prej kësaj përgjigje ajo i kthehet me tone disi më të ftohta, se kjo është hera e fundit që e shikon atë. Fatjoni nis ta marrë më seriozisht të gjithë atë bisedë, duke e pyetur se cila është arsyeja që e shtyn atë të largohet prej dhomës së tij. Sipas tij, ai nuk ka bërë asgjë që ta mërzisë atë. Juliana, me tone më të zbutura, i shpjegon se arsyeja është se ai gërhet natën dhe kjo gjë e shetqëson atë, aq sa e ka lënë pa gjumë. Fatjoni e kundërshton se kjo nuk mund të jetë e vërtetë, mirëpo Arditi, i cili e kishte dëgjuar bisedën, ndërhyn menjëherë duke i dhënë të drejtë Julianës. Ky aprovim i Arditit, i jep hov Julianë, që t'i qëndronte besnike arsyes së largimit të saj. Mbas kësaj bisede, ai tërhiqet për në dhomën e gjumit ku ndodheshin Matilda dhe Jona, të cilat po bisedonin për veshjet e natës së spektaklit. Fatjoni rehatohet në krevat, ndërsa e pyet Matildën se cfare ka me të. Ajo nuk i kursen komentet, duke iu përgjigjur shkurt : Je shumë antipatik! Heshtja që u krijua në dhomë mbas këtij komenti, detyron Fajtonin të largohet nga dhoma.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment