Jona dhe Rigelsi, debat nivelesh


Pasi kanë praktikuar provën e kërcimit, Jona dhe Rigelsi ulen përballë njëri–tjetrit, duke shkëmbyer opinione në lidhje me provën. Sipas Jonës, kercimi nuk është pika më e fortë ë tij. Një koment të tillë, duket se Rigelsi nuk e përjeton mirë, duke u munduar t’i shpjegojë asaj, se ai nuk e sheh veten si të fundit në kërcim. Jona i përgjigjet me prepotencë se ajo e ka shumë të qartë nivelin e vetes, por ai duhet të përpiqet ta gjejë se ku është vetë. Duket se kjo temë ngalli debat mes tyre, duke kundërshtuar njeri-tjetrin herë me fakte dhe herë jo. Rigelsi, është i mendimit se edhe nëse ai nuk di fare të kërcejë, është më mirë që opinione të tilla të mos thuhen drejtpërdrejtë, kjo sepse të tilla komente e demoralizojnë personin. Jona vazhdon të qendrojë e fortë ndaj argumentave që sjell në bisedë dhe sipas saj, nëse një gjë e bën mirë, është mirë të thuhet dhe jo ta fshehë. Kjo lloj sigurie që Jona ka tek vetja, duket se nuk i pëlqen Rigelsit, i cili mundohet t’i shpjegojë se loja këtu bëhët në çift dhe jo individuale. "Nëse do ta fitosh këtë lojë, duhet ta fitosh me mua" - shpjegon ai. Jona, disi bezdisur nga ky argument, e këshillon të argëtohet pak më shumë dhe të mos e marrë kaq seriozisht çiftin e tyre, duke u munduar ta mbyllin sa më shpejt atë diskutim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment