Enkelejdi i dhuron një përqafim të shumëfishtë Matildës


Matilda është treguar e tërhequr në marrëdhënien çift që ka me Enkelejdin. Disa herë ajo i ka kërkuar atij që të mos i afrohet shumë sepse e bezdis afrimiteti i tepërt. Enkelejdit, por edhe banorëve të tjerë u ka bërë përshtypje kjo gjë dhe e kanë komentuar disa herë nëpër shtëpi. Teksa janë duke përgatitur darkën Matilda dhe Enkelejdi diskutojnë për afrimitetin e tyre. Aty ndodhen edhe banorë të tjerë. Matilda i thotë Enkelejdit se ajo e ka shumë bezdi që të përqafojë sepse këtë gjë nuk e bën as me shoqërinë e saj jashtë shtëpisë. Enkelejdi e ngacmon duke i thënë “mua më ke partnerin më të mirë në botë” dhe afrohet ta përqafojë, por ajo i largohet. Refuzimi i Matildës për ta përqafuar bën që Enkelejdi t’i jap një përqafim të shumëfishtë. Ai kërkon ndihmën e banorëve që janë të pranishëm. Eraldi, Meridiani, Mikela, Jona, Violeta dhe Enkelejdi rrethojnë me përqafime Matildën duke krijuar një situatë gazmore në shtëpi. Më pas Matilda u sqaron të gjithë banorëve se ajo i ka inat përqafimet mes shokëve. Ajo shuan kuriozitetin e banorëve duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me xhelozinë e partnerit të saj në jetë, por vetëm me tipin e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment