Dita nis me kërcime;- Jona: Më vjen keq për Rigelsin


Në dhomën e gjumit tashmë janë ndezur dritat duke lajmëruar banorët se duhet të zgjohen. Nuk vonon shumë dhe në shtëpi vendoset muzikë. Banorët tashmë zgjohen të gjithë dhe fillojnë të merren me punët e mëngjesit. E ndërsa bëhen gati për të nisur një ditë të re, fillojnë edhe diskutimet. Kështu Jona diskuton me Matildën dhe Eraldin se i vjen shumë keq për Rigelsin, sepse ai është prekur nga shakatë që kanë bërë banorët e tjerë me të. “Mos e ngacmoni më” thotë Jona dhe më pas shton “më erdhi shumë keq kur e pash që u prek se ai mendon se banorët largohen sapo ai shkon pranë tyre”. Matilda i thotë se ky mund të jetë një perceptim i Rigelsit sepse ajo nuk i është larguar asnjëherë. Në oborr situata është më e gëzueshme. Banorët kanë filluar të kërcejnë e të shkëmbejnë shaka mes tyre. Kështu vajzat qeshin me mënyrën se si kërcen Valeri, ndërsa Enkelejdi provon që të lahet në pishinë dhe më pas kërcen edhe ai.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment