Vigani: “Rikja nëse do të më lyej flokët, duhet të më puthi”; Anaidi këshillon Eldorën: “Duhet të rregullosh marrëdhënien me Joanën";


Rikja po e plotëson misionin e saj më së mirë. Ajo ndodhet në tualet me Ilirin, të cilit po i pret flokët. Ndërkohë që Joana ndodhet në magazinë duke hekurosur, Vigani po i bën shoqëri dhe së bashku po bëjnë thashetheme. Tema e diskutimit është misioni i Rikes për flokët. Joana e mëson Viganin që nëse Rikja i thotë për të lyer flokët ai ti përgjigjet, në rregull, por pranoj vetëm nëse me puth në buzë. Të dy qeshin pa masë dhe mendojnë që Rikja do çmendet nëse Vigani do i kërkojë një gjë të tillë dukë marrë parasysh dhe kërkesën që i ka bërë Edberi për të fjetur një natë me të nëse do që ti lyej flokët. Por bisedën e tyre e ndërpret Eldora e cila hyn në magazinë. Ndërkohë që Rikja, jo vetëm që i ka prerë flokët Ilirit por edhe ja ka lyer ngjyrë gri. Kjo gjë shkatkon të qeshura te banorët dhe reagime. Anaidi me Shpendin dhe Eldorën ndodhen në kuzhinë gjatë kësaj kohe dhe po flasin për nominimet. Anaidi fillon të këshillojë Eldorën duke i thënë që konflikti me Joanën e ka çuar në nominim dhe ajo nuk e meritonte këtë gjë, sepse para saj e meritonin nominimin njerëz të tjerë. Anaidi fillon ti shpjegojë Eldorës mekanizimin e nominimeve se me sa vota shkon në nominim një banorë në mënyrë që ajo të bëjë disa llogaritje. Eldora shprehet që kjo gjë kaloi dhe nuk ka pse të diskutohet. Por Anaidi këmbëngul që Eldora duhet ti rregullojë mardhëniet me Joanën sepse është më mirë kështu. Sipas Shpendit edhe Joana është nxituar pak në marrëdhënie me Eldorën dhe ndoshta verpimi i Eldorës është i drejtë. Sipas Joanës, nominimet atë natë janë bërë gabim dhe që të gjithë kanë ndjekur një strategji të gabuar me to.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment