Sqarohet Vigani me Elonën; Elona:”Marrëdhënia ime me Riken më rrezikon qëndrimin në shtëpi.”;


Me sa duket ka ardhur momenti që Elona me Viganin të sqarohen për pakënaqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit. Të dy banorët ndodhen ne oborrin dhe po flasin me njëri tjetrin. Vigani e nis bisedën duke thënë që mes tyre ka ndodhur një keqkuptim. Ajo çka Vigani i referohet ka të bëjë me “shakanë” që Edberi i ka thënë Elonës që ka simpati për Riken dhe që Elona ja ka transmetuar kësaj të fundit. Sipas tij Edberi i ka shprehur që ka mbetur shumë keq kur Elona i tha Rikes që Edberi kishte pëlqim me të dhe nuk e priste që Elona do ta bëntë një gjë të tillë, pavarësisht se ai ka qënë duke bërë shaka. Vigani shprehet se të gjitha gjërat që ka thënë për Riken janë të vërteta në lidhje me pëlqimin e Rikes ndaj Edberit, të cilin ajo e ka shprehur te Vigani, por e pengon fakti që ai ka një të dashur jashtë. Sipas Viganit ajo nuk është treguar e sinqertë kur më vonë e mohoi një gjë të tillë. Elona nga ana tjetër i rrëfen Viganit që ka vënë re një ndryshim nga ana e tij, por nuk është se e ka marrë shumë për bazë. Por kjo gjë është reciproke sepse edhe Vigani, “akuzon” Elonën që ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me Riken dhe kjo gjë në një farë mënyre e ka distancuar pak na Elona. Por ky distancim sipas Viganit, nuk ka qënë me qëllim të keq, ka ndodhur thjesht sepse nuk ka dashur që të ndërhyjë në marrëdhënien e tyre duke qënë se rrinin gjithë kohës bashkë. Elona i rrëfen Viganit se marrëdhënia e saj me Riken është pak në rrezik në këto kohë dhe e rrezikon qëndrimin e saj në shtëpi. Ajo sqaron që për të “mbrojtur” Riken është konfliktuar me disa banorë. Por Elona i rrëfen Viganit që loja që ai po bën me Edberin është dyshe, dhe e ka vënë re që në fillim. Një konstatim i tillë e tremb pak Viganin;
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment